Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka pritur sot në një takim Sekretaren e Përgjithshme të OSBE, Helga Schmid.
Pas takimit, ministrja Xhaçka dhe Sekretarja e Përgjithshme Schmid u ndalën në një deklaratë për mediat, ku në fokus ishte Ukraina dhe roli i OSBE.
Xhaçka tha se OSBE mbetet një partner i besuar dhe i rëndësishëm për Shqipërinë.
“Mirënjohës për kontributin e rëndësishëm të tyre në një sërë kauzash dhe reformash.Agresioni në Ukrainë, një nga temat kryesore të bisedës tonë.
Bashkohemi plotësisht me qëndrimin e vendosur e OSBE në lidhje me këtë agresion. Ndamë pikëpamjen e përbashkët se sot më shumë se kurrë, OSBE nevojitet në Ukrainë. I jemi bashkuar edhe Programit të Mbështetjes së OSBE-së për Ukrainën.Shqipëria ka luajtur një rol të rëndësishëm në KS, për të mbështetur Ukrainën e për të izoluar Rusinë.Llogaridhënia, një nga drejtimet ku ne jemi investuar më shumë. Ne jemi anëtarë aktivë të grupit të Miqve për Llogaridhënie në Ukrainë. Kemi mbështetur e financuar ‘Mekanizmin e OSBE-së për Moskën’. Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj kësaj kauze. Këtë vit rajoni ynë ka një rol të posaçëm në OSBE, pasi RMV është kryesuesja e radhës. Vlerësojmë rolin e Schmid dhe OSBE për kontributin në avancimin e Axhendës Gratë, Paqja dhe Siguria Në të gjitha këto drejtime, OSBE do të ketë bashkëpunimin e plotë të Shqipërisë dhe mirëpresim kontributin e Pranisë së OSBE dhe mbështetjen e saj në reformimin dhe modernizimin e mëtejshëm të vendit tonë”, tha ministrja e Jashtme.