Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, do të jetë në Stamboll fundjavën e ardhshme , si pjesë e takimit të ministrave të jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC).
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pritet të mbajë një fjalim në samit, të titulluar “Organizata e Bashkëpunimit Islamik në një Botë në Ndryshim”.
Në takimin, i cili do të kryesohet nga Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, është planifikuar të marrin pjesë afërsisht 1,000 të ftuar nga 57 shtetet anëtare të Organizatës, si dhe nga organizata të tjera të lidhura me të, vendet vëzhguese dhe organizatat ndërkombëtare.
Sipas burimeve diplomatike turke, si pjesë e samitit do të mbahet një takim i posaçëm mbi luftën Izrael-Iran.
Në fund të takimit pritet miratimi i “Deklaratës së Stambollit” dhe projektvendimeve të përfshira në axhendën e OBI-t, me temë kryesore Gazën dhe çështjen palestineze.