Shqetësimet e Belgjikës në lidhje me përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të financuar Ukrainën janë legjitime dhe propozimet e Komisionit Evropian nuk u përgjigjen këtyre shqetësimeve, tha sot Ministri i Jashtëm belg Maxime Prevost.
“Ndihemi të zhgënjyer që nuk na dëgjuan”, vuri në dukje ai me të mbërritur në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s dhe theksoi se propozimi i Komisionit Evropian, i cili dëshiron që asetet ruse të përdoren për të financuar një kredi për Ukrainën, “nuk i plotëson shqetësimet e Belgjikës” dhe mbetet “opsioni më i keq”./kohajuaj
