Tirana do të presë ditën e nesërme, 14 Shtator, Ministerialin e Ministrave të Brendshëm, në kuadër të Procesit të Berlinit, ku pjesë e delegacionit të përfaqësuesve të shteteve evropiane është edhe Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, i Greqisë, Yannis Oikonomou.
Krahas pjesëmarrjes në Konferencën në kuadër të Procesit të Berlinit ditën e nesërme, Yannis Oikonomou ditën e premte, më 15 shtator, pritet të vizitojnë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg.
Sipas një axhende të zbardhur nga mediat greke, ditën e nesërme Ministri grek do të takohet fillimisht me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Taulant Balla, dhe më pas me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastasio.
-12:30 Takim me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastasio
-14:00-18:00 Konferenca Ndërministror
Seksionet e konferencës janë si më poshtë:
-Menaxhimi i integruar i kufijve në Ballkanin Perëndimor
-Bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar
-Bashkëpunimi kibernetik në Ballkanin Perëndimor
-11:00 Vizitë në Burgjet e Durrësit dhe Freddy Beleri