Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dënon sulmin me armë ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë Pal Kola.
Përmes një reagimi në Twitter, Çuçi shkruan se Policia e Shtetit bashkë është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Makina e këtyre të fundit, një “Range Rover”, është gjetur e djegur në Golem.
“Dënoj sulmin kriminal ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel. Policia e Shtetit bashkë është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe solidaritet me Top Channel”, shkruan Çuçi.