Ka mjafutar sot në mëngjes një përplasje e dy automjëteve me traga të Kosovës, fatmirësisht pa pasoja në jetën e udhëtarëve që nga bllokimi i rrugës në dejtimin për në Tiranë të bëhen rradhë kilometrike. Në këtë rrugë që mbetet dy kalimshe dhe me mjaft segmente porblemetaike, trafiku është mjaft i rënduar dhe kanë ndodhur aksidente më të shumta, sidomos në muajt pik të verës ku ka vërshim të pushuesve nga Kosova për të kalaur pushimet në brigjet tona detare.
Në mënyrë paradoksale ku segmet konsiderohet pjesë e “Autostradës së Kombit”, dhe më gjerë kur abuzohet dhe thuhet se është ndërtuar autostrada Durrës- Kukës- Morin, kur në fakt autostradë e re është vetë, 82 km nga Rrësheni në Morinë. Segenti nga Durërsi në Vorë ka qenë i ndërtuar. Muajt e fundit u bë by-passi Thumanë-Qafë Kashar. Nga Thumana në Milot e ndërtuar më parë dhe nga Miloti në Rrëshën 18 km gjatësi është rrugë dy kalimash me trafik të rëndëuar.
Ende nuk ka një kohë të përcaktuar se kur ky aks do bëhët me katër kalime, ndërkohë që vështirësitë janë shumë të mëdha. Policia dhe AKSH nuk po bën as zgjidhje porvizore, sidmos gjatë muajve të verës apo festive. Pasi është dhe aksi i vjetër i rrugës Milot Rrëshen, në gjendje pune. Drejtuesit e automjeteve thonë se rruga e vjeter të jetë me 2 kalime në një sens drejtimi dhe aktualja po me dy kalime në një sens drejtime dhe do të ulej në maksimum trafiku dhe rreziku i aksidenteve. Rruga dy kalimashe në fjalë ishte pikënisja e autostradës së Kombit në vitin 2001 me automjetet e ushtrisë dhe që në atë kohë derjtuesit e automjeteve paguanin dhe të ashtëquajturën “Taksa Majko”, e cila ishte simbolike për ndërtimin e mëvonshëm të autostradës që kushtoi mbi 1 miliard e 20 milion dollarë, me plotë polemika për abuzime që nuk zbardhën kurrë e që autostrada ende nuk ka mabruar me brezat mbrojtës e mbi e nënkalimet.
Prej 8 vitesh aplikohet dhe taksa e rrugës me vlerën 5 euro për autoveturat dhe më shumë për automjetet e tonazhit të rëndë.
Autostrada e Kombit këtë vit ka shënuar rekorde të përdorimit nga autmjetet, kryesisht nga Kosova. Në këto ditë të pushimëve verore në një ditë numri mesatar I kalimeve në PKK –në Morin është 30 mijë kalimtarë nga Kosova në Shqipëri po ka raste që shkon dhe ën 60 mijë. Përgjatë gushtit ishin mbi 1 milion kalimtarë me rreth 430 mijë automjete. Aktuaslishtt në kufi zbatohet kalimi pa ndalesa në bazë të një protokolili daypalësh mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Ndërkohë janë dhe 5 pika të tjera të kalimit të kufirit dhe shumë shtigje të kalimit të legalizuara dhe me sinjalistikën e duhur orientuese për kalimtarët e fshatrave ndërkufitarë që kalojnë pa kontrolle dhe ndalesa në kufi , duke përjashtuar raste të rralla kur policia ka dyshimetë arsyeshme./kohajuaj