Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas sulmit me vezë e kos ndaj Fredi Beleri këtë të martë në Tiranë.

Bardhi thekson se ky sulm është orkestruar nga kryeministri Edi Rama, por në fakt Dilaver Nela njihet si protestuesi opozitar i cili reagon para çdo partie politike, qofshin ata të djathtë, qofshin të majtë.

Në mars të vitit 2019 në protestën e organizuar nga demokratët, Nela tërhoqi vëmendjen e protestuesve pasi u shfaq duke mbajtur në kokë tre tepsi, të cilat simbolizonin PS,PD dhe LSI (aso kohe, tani PL).

“Sulmi fizik i orkestruar nga Edi Rama, në mjediset e jashtme të Kuvendit, ndaj eurodeputetëve është një akt që turpëron Shqipërinë. Pasi i mbyllën derën në hyrje, më pas në dalje kaluan në sulm fizik, duke shkelur kodin e shenjtë të mikëpritjes dhe të harmonisë ndër etnike.

Pasi anulloi takimin në mënyrë të papritur me eurodeputetët, si skuth urdhëroi sulmin ndaj tyre, duke provuar edhe njëherë që nuk njeh limite ndaj kujtdo që nuk i shërben interesit të tij personal.

Në emër të Grupit Parlamentar të PD, dënoj me forcë sulmin fizik ndaj eurodeputetëve dhe i bëj thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë menjëherë”, shkruan Bardhi.

Militanti i PD godit me vezë e kos Belerin, Bardhi: Akt që na