E ardhmja e mesfushorit spanjoll Marko Asensio është ende në dilemë, pasi kontrata e tij me skuadrën e Real Madrid skadon në fund të këtij sezoni. Kështu, pas 30 qershorit, ai do të jetë një lojtari i lirë për të vendosur për të ardhmen e tij.

Gjithsesi, ky mund të jetë rasti i duhur për të siguruar shërbimet e Asensio, duke qenë se do të jetë një tansferim me koston zero.

Sipas “Corriere Dello Sport”, ngërçi i vetëm është rroga e spanjollit, që merr më shumë se 5 milionë euro në sezon, pa përfshirë komisionet e agjentit të tij Horhe Mendes. Kjo mund ta ndërlikojë disi transferimin, ndërkohë që edhe Arsenal është interesuar për fantazistin spanjoll.