Analisti dhe gazetari Milaim Zeka ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, vizitën e ish-presidentit Bill Clinton në Tiranë dhe faktin nëse do të ketë reflektim apo jo nga qeveria kosovare.

Përmes një lidhjeje skype, Zeka sulmoi ashpër Kurtin, ndërsa e cilësoi atë si Enver Hoxhën.

“Kurti ka vepruar dhe po vepron në linja antikombëtare, pasi idhulli i tij është Enver Hoxha dhe Che Guevara. Të njëjtën logjikë fashiste, e posedon për fatin e zi të shqiptarëve, Albin Kurti, që ka na armiqësuar maksimalisht me SHBA-të, me BE dhe me Tiranën zyrtare. Se besoj se Clinton do të qetësojë situatën.

Ky njeri është i padëgjueshëm, i pafytyrë, nuk ka ndjenjë të borxheve të atyre njerëzve që na kanë sjellë pavarësinë. Nuk do të ndikohet, pasi kur nuk ndikohet sekretari aktual amerikan, nuk do të ndihet as me Clinton.”, tha ai.

Mes të tjerash Zeka u pyet dhe për faktin se pse po e ndjek këtë rrugë Kurti.

“Sepse e para, analistë andej dhe këtej, të nxitur nga qarqe antishqiptare, kemi bërë debate publike, që miliona e miliona janë dhënë në media të ndryshme për të trimërua Albin Kurtit, jo për ta këshilluar.

Ata njerëz që e kanë dashur shtetin e Kosovës, ardhmërinë e fëmijëve tanë, është dashur që të kritikojnë Kurtin, dhe t’i thonë se në këtë strategji ai ka vetëm një fitore, që i takon Vuçiçit. Ky njeri nuk shqetësohet për izolimin total dhe sanksionet që ka venë BE. Çdo ditë kemi vrasje, një shoqëri të çakorduar.

Albin Kurti nuk e bën asociacionin. Ai e kthehu veriun e Kosovës në komandën e Vuçiçit, ndaj bëri gjithë ato skandale. Kurti është mjeshtër për këto gjëra. Sot kemi një të çmendur që bën çmenduri me një të çmendur tjetër si Vuçiç. Nuk mund të them se Ballkani i Hapur i ka shkaktuar qoftë dëmin më minimal Shqipërisë.”, shtoi ai.