Ilir Kulla, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i ish kryeministrit Fatos Nano dhe mik i familjes ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin Breaking në Top News.
Ai është pyetur nga moderatorja Fiori Dardha për gjendjen e ish Kryeministrit.
“Gjendja është shumë më e mire dhe mjekët janë optimistë. Ai është i vetëdijshëm, situata është përmirësuar. Duke e njohur sa i fortë është Fatosi, jam i bindur se do ja dalë.
Unë nuk kam mundur ta vizitoj sepse është në reanimacion dhe mjekët nuk të lejojnë por ajo që di të them është se situata është përmirësuar shumë”, u shpreh Ilir Kulla.