Kreu i PL-së Ilir Meta ka ankimuar masën e sigurisë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ankimi është dorëzuar të premten nga avokati i tij mbrojtës në sekretarinë e shkallës së parë. Në ditët në vijim pritet të caktohet data për shqyrtimin e kësaj kërkese nga trupa gjykuese e Apelit.

Ilir Meta ndodhet i arrestuar që prej 21 tetorit 2024. Ish-Presidenti Meta ka bërë rekurs edhe në Gjykatën e Lartë dhe kërkesa e tij do të shqyrtohet më 9 tetor. Ai ka bërë ankimim për masën “arrest në burg”, të caktuar prej rreth 1 viti nga GJKKO dhe të lënë në fuqi nga Apeli.

SPAK mbylli hetimet për dosjen ‘Meta’ më 28 korrik, ndërsa e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një; aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.