Triumfi në Kupën e Botës në Katar, padyshim që është gdhendur në historinë e Lionel Messit. Këtë trofe, sulmuesi i Paris Saint-Germain vazhdon ta admirojë dhe kësaj radhe duke i bërë dhurata anëtarëve të ekipit Albiceleste.

Lionel Messi ka porositur 35 Iphone 14, të veshur me flori 24 karatësh për çdo anëtar të Kombëtares argjentinase. Shuma që raportohet të ketë shpenzuar 35-vjeçari për këto dhurata, prek shifrën e 200 mijë eurove.

Në vendin në të cilin Messi porositi këto dhurata prestigjioze, CEO i dyqanit iDesing Gold thuri fjalë të mira për “7 herë Topin e Artë”.

“Leo është një nga klientët tanë më besnikë. Ai na kontaktoi neve pak kohë pas fitimit të Kupës së Botës. Messi donte t’u bënte një dhuratë të veçantë të gjithë anëtarëve të ekipit dhe stafit për të festuar atë fitore të jashtëzakonshme.” – u shpreh CEO i iDesing Gold.