Çekia po përgatitet për ndeshje ne 12 tetorit ndaj Shqipërisë, takim ky që do shkojë në llogaritë e kualifikueseve të Euro 2024. Mesfushori i çekëve, Vaclav Cerny në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të përfaqësueses ka thënë se në “Air Albania” pret një ndeshje tjetër nga ajo e kaluara (1-1).

Ndeshja në shtëpi ndaj Shqipërisë nuk shkoi siç ishte planifikuar për kombëtaren. Çfarë duhet të përmirësoni të enjten?

Duhet të përmirësohemi shumë. Edhe pse kemi pak kohë për t’u përgatitur, kam besim se mund të luajmë mirë. Besoj fort se do të jetë një lojë krejtësisht ndryshe nga ajo e shtatorit.

Pritet një atmosferë e stuhishme. A ju pëlqen kur tifozët e kundërshtarit tuaj shkojnë deri në limite?

Ne kemi një grup të tillë, ku atmosfera kaq e zjarrtë ka shumë mundësi të na bashkojë. Unë personalisht mezi po pres me padurim. I gjithë ekipi po e pret me padurim takimin.

Mund të ktheheni në vendin e parë të grupit, nëse fitoni. A ndjeni më shumë presion se zakonisht përpara udhëtimit tuaj në Shqipëri?

Sigurisht, ju mund ta thjeshtoni situatën, të fitoni gjithçka dhe të mos i lejoni vetes asnjë presion. Por kjo nuk ndodh as në ekipet më të mira. Është normale të ndjesh presionin për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian. Grupi ynë ka evoluar disi. Të gjithë ne duam që shkojmë në EURO.