Janë publikuar edhe pamjet nga të shtënat me armë zjarri në lokalin e Fushë- Krujës. Siç raportohet policia dyshon se autoret kanë qëlluar nga ana tjetër e rrugës, përballë lokalit, pasi nga kqyrja e kamerave të sigurisë nuk duken as autoret dhe as një automjet me të cilin mund të kenë lëvizur autorët.

Gjithashtu bëhet e ditur se në momentin e atentatit, pronari i lokalit, Mond Voga ka qenë aty së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Ndërsa Policia e Durrësit dhe Krujës, bashkë me Prokurorinë vendore po kryejnë veprimet proceduriale pas sulmit me breshëri plumbash ndaj biznesit lokal-hotel në Fushë-Krujë, zbardhen detaje të rënda nga dinamika dhe rrethanat.

Plumbat nuk kanë kursyer as tavullat e duhanit nëpër tavolina, gjë që tregon se mund të kishim pasur një tragjedi të vërtetë nëse lokali do ishte i frekuentuar në ato momente.

Gjithashtu edhe fakti se në krahun nga ku predhat depërtuan të gjitha katet e objektit, flinte edhe fjali i pronarit të biznesit.

Në një nga dhomat me pamje nga rruga po flinte djali i pronarit, ndërsa pjesa tjetër e familjes flenë nga ana mbrapa e hotelit. Është goditur me shumë plumba si kati i parë, ashtu dhe kati i dytë, mali, rruga dhe pemët.