“Sqaruam pozicionin kaq”, ka thënë Arben Ahmetaj pas daljes së tij nga ambientet e SPAK pasi qëndroi atje për më shumë se 5 orë.

Ndërkohë që ka shtuar se do të paraqitet në SPAK sa herë të jetë e nevojshme.

Prokuroria e Posaçme i ka shtrirë hetimet për Arben Ahmetajn në 4 drejtime, për pastrim parash, korrupsion pasiv, deklarim të rremë i pasurisë dhe shpërdorim detyre.

Një nga emrat më me pozitë në Partinë Socialiste duhet të provojë që është i pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të për vendime dhe veprime të kryera gjatë kohës kur drejtoi dikastere të rëndësishme në qeveri.