“Qytetarët” edhe pse kryesuan 3-0 në ndeshje, panë holandezët të bëjnë një rikthim epik për të barazuar 3-3, me Cityn që mbetet për të 6-ën ndeshje radhazi pa fitore.

Madje, Pep Guardiola u shfaq në intervistën blic dhe konferencën për shtyp, me të nxira në fytyrë, me sa duket nga reagimet e tij intensive, pasi Feyenoord barazoi.

Tekniku katalanas është pyetur edhe për shenjat në fytyrën e tij, me Guardiolën duke u përgjigjur mes seriozitetit dhe shakasë: “Po, u bënë me duar, me thonjtë, doja të lëndoja veten!”.