Në dy kopshte publike të Vlorës fëmijëve i është dhënë një pyetësor brenda të cilit qëndron edhe një pyetje mbi vdekjen dhe vetëvrasjen, edhe pse formulimi i pyetjes dhe alternativave për përgjigje nuk ka as linjë logjike.
Pyetja e çuditshme është: Mendon se do ishe më mirë i vdekur, ose se mund të dëmtosh veten me ndonjë lloj mënyre?
Alternativat për tu përgjigjur janë: Fare, disa ditë, më shumë se gjysmën e kohës, pothuaj çdo ditë.
Pyetësori i është dhënë prindërve në mënyrë që të plotësohet prej tyre në shtëpi. Megjithatë ata kanë shqetësim se mund të jenë pyetur edhe fëmijët në kopsht, pavarësisht se edukatoret e mohojnë.
Këta pyetësorë janë formuluar nga Infermieria te Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë, si pjesë e një projekti, që pas bërjes mediatike të përmbajtjes së papërshtatshme, formulari është bllokuar në të gjitha kopshtet.