Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Parisit, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes.
Kështu, edhe gjatë seancës së nesërme parlamentare, ku do të prezantohet raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë, Rama pritet të mungojë.
Po ashtu, drejt Francës, me ftesë të presidentit Emmanuel Macron do të udhëtojë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Të enjten në mbrëmje kryeministri Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.