Është një nga ambasadorët e Real Madrid, por jeta private e ish-legjendës braziliane të futbollit, Roberto Carlos, nuk është e qetë.

Sipas programit televiziv “Fiesta” ish-mbrojtësi ka mbetur mes katër rrugëve duke u zhvendosur në ambientet e qendrës sportive të Real Madrid në kryeqytetin spanjoll.

51-vjeçari thuhet se është transferuar në ambientet sportive të klubit pas ndarjes së tij nga fizioterapistja Mariana Luçon, sipas Estadio Deportivo. Braziliani, baba i të paktën 11 fëmijëve me shtatë gra të ndryshme, po përballet me një divorc të komplikuar pas më shumë se 15 vitesh martesë.

Një divorc me një pronë shumë-milionëshe në rrezik

Të martuar që nga viti 2009, Roberto Carlos dhe Luccon thuhet se kanë vendosur të ndahen, siç zbulohet nga programi ‘Fiesta’. Divorci pritet të jetë kompleks për shkak të pasurisë së ish-lojtarit, e vlerësuar në 166 milionë dollarë.

Ndryshime në jetën e brazilianit

Programi raportoi se ndërsa vjehërrit e Roberto Carlos banojnë në një nga pronat e tij dhe Luçon mbetet në shtëpinë kryesore, ai është transferuar përkohësisht në ‘Ciudad Deportiva’ të Real Madridit .

Një dekadë më parë, Roberto Carlos zbuloi se kishte 11 fëmijë, një koment që u bë viral. “Tani jetoj me Manuelën dhe kam disa të tjerë atje. Unë kam 7 në Brazil, një në Meksikë, një tjetër në Hungari, një që jeton në Alicante dhe të tjerët janë në Brazil”, tha ai gjatë një interviste me gazetarin Josep Pedrerol.