Ndryshimet klimatike të dekadës së fundit kanë bërë që Shqipëria dhe gjithë Europa të përballen me valë ekstreme të të nxehtit. Për ekspertët e shëndetësisë botërore, temperaturat e larta konsiderohen si një emergjencë serioze për shëndetin publik.

Me anë të një raporti të fundit, ato thonë se valët e të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme për grupet e ndjeshme, si të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.lg.php?bannerid=77&campaignid=9&zoneid=16&loc=https%3A%2F%2Feuronews.al%2Fsi te mbroheni nga ataku kardiak dhe problemet e tjera gjate temperaturave ekstreme%2F%3Ffbclid%3DIwY2xjawLItJtleHRuA2FlbQIxMQBicmlkETFDYzBWQ1BSN1R0Q3hTQlc0AR7OZa1pjUIqxg hFwZS QWkibWYaOhLiTvYu2GZ2R2 8CrqeJbwCuJhfDzAmw aem KKFnOPGN40a8wG7A pm8Bg&referer=https%3A%2F%2Fl.facebook

Temperaturat ekstreme rrisin rrezikun për atak kardiak, probleme me frymëmarrjen, dehidrim dhe komplikacione të tjera të rënda shëndetësore.

Në Shqipëri, ku vit pas viti vera po bëhet gjithmonë e më e gjatë dhe më e thatë, specialistët paralajmërojnë se ndikimi i ndryshimeve klimatike është i dukshëm. Të dhënat e INSTAT tregojnë se sëmundjet kardiovaskulare, të cilat përkeqësohen nga të nxehtit, përbënin 52,9% të totalit të vdekjeve në vend në vitin 2024.

Ekspertët e shëndetësisë botërore kanë lançuar fushatën #KeepCool, nëpërmjet të cilës ofrojnë këshilla të thjeshta për të mbrojtur veten nga të nxehtit.

Ata apelojnë për masa të koordinuara kombëtare dhe lokale, përfshirë plane veprimi për valët e të nxehtit, sisteme paralajmërimi dhe informimi publik për të shpëtuar jetë.

Tabelë
OBSH – Fushata #KeepCool

  • Shmangni daljet gjatë orëve të pikut
  • Pini shumë ujë
  • Shmangni pijet me alkool ose kafeinë
  • Mbani ambientet të freskëta
  • Përdorni rroba të lehta
  • Kujdesuni për fqinjët dhe të afërmit