Analisti Edvin Kulluri këtë të mërkurë ka komentuar zhvillimet më të fundit në partinë Demokratike.

Kulluri është shprehur se mbledhja e sotme e kryesisë së PD-së e thirrur nga Basha është një mbledhje e cila nuk ka shumë detaje por ajo që pritet sipas tij janë zgjedhjet në Këshillin Kombëtar.

Ndër të tjera ai ka theksuar se me rikthimin e tij në një nga tre pjesët e PD, Basha duhet që të nxjerr partinë nga lufta e llogoreve me Berishën.

“Mbledhja e sotme e kryesisë akoma nuk ka një agjentë të qartë por hamendësime. Një ndër dy vendimet mendoj se do jenë zgjedhjet në Këshillin Kombëtar, çështja është te kualiteti I vendimeve që nuk e dimë si do të jetë.

Peocedentët në PD gjatë këtyre 10 viteve nuk të bëjnë optimist, përçarja është e qartë janë tre grupe tashmë jo dy, a do të ketë një moment që do të ndalojë, apo të gjithë palet do të nisin një projekt politik. Të gjithë palët kanë mundësinë të bëjnë një gjë të mirë por e rëndësishme është që të mos bëhen sëbashku.

Në këtë situatë që jemi një ndryshim I madh nuk mund të ndodhë dhe opozita të fitojë zgjedhje, për shkak të përçarjes që kanë. Basha ka për detyrë që pjesën e tij të PD ta nxjerrë nga lufta e llogoreve me pjesën e Berishës. Berisha në zgjedhjet e 14 majit ka arritur që të fitojë më shumë vota se Basha”, ka thënë ai i ftuar në studion e “Tirana Live”.

Gjithashtu ai ka theksuar se në mbledhjen e sotme pritet që të marrin pjesë rreth 15 deputetë dhe ky është një numër që është i barabartë me atë të Berishës.

Sipas analistit Edvin Kulluri në situatën që ndodhet PD-ja faji është i përbashkët dhe Basha duhet që të mbajë përgjegjësinë e tij.

“2 shtatori nëse duam që PD ta nisë mirë këtë punën nuk duhet që të çojë ftesa vetëm brenda gardhit të vet, pasi nuk rritesh dot vetëm me këtë por duhet që të ftojnë shumë njerëz dhe duhet bërë një meakulpa shumë serioze.

Pasi ajo që ka ndodhur në PD deri më tani nuk mund të themi se Basha nuk ka asnjë faj, Basha aduhet që të flasësh dhe të sqarojë marrëdhënien me Berishë.

Sepse ka lajmë se ai është influencuar nga Berisha dhe nëse kjo është e vërtetë duhet që të dalë dhe të kërkojë falje, ta bëjë të qartë se bashkëpunim me Sali Berishën nuk ka më, në mënyrë që të ketë një model politik për zgjedhjet që do të ketë vendi”, ka thënë Kulluri.