Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e sotëm, ku merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura do të diskutohet për disa projektligje që PS do të duhet të votojë javët në vijim.

Burimet bëjnë me dije gjithashtu se është vendosur se në seancën e datës 14 dhjetor do të miratohet marrëveshja me Italinë për emigrantët pavarësisht se ishte përcaktuar në datën 22 dhjetor.

Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, socialistët kanë kërkuar gjithashtu të miratojnë ndryshimin e masave ndëshkimore në seancën e ardhshme parlamentare. Grupi i PS-së ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve në mënyrë që të miratohet.