Avokati Spartak Ngjela komentoi  mbledhjen e opozitës të thirrur sot nga Gazment Bardhi ku morën pjesë, deputetët e tij mbështetës, deputetët e Sali  Berishës dhe aleatët.

“Këto janë vajtime injorantësh. Ça analize tu bëj, ku kanë gjë në dorë ata sot.

Ata nuk krijojnë dot një lider partie që ta pranojë Uashingtoni. Ata janë non grata.

Basha, kusht të ri, tha të gjithë ata që duan të shkojnë te non grata nuk e dëmtojnë PD?

PD s’ka më kohë që të flasë budallallëqe”, tha Ngjela në Report Tv.