Pas pezullimit të mbledhjes së parë të Komisionit të Reformës Zgjedhore, pasi deputetë të grupimit të Berishës dhe Bardhit bllokuan sallën e mbledhjeve, duke mos lejuar përfaqësuesit e PD dhe PS që të zhvillojnë normalisht takimin, u caktua një datë tjetër.

Komisioni i Reformës Zgjedhore u vendos të premten, datë 26 janar, në orën 10:00. Mbledhja e 19 janarit u bllokua nga grupi i Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës.

Përjashtimi me 10 ditë nga Kuvendi i Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës për sjelljen që patën në Komisionin e Medias me kolegen e tyre Flutura Açken, do jetë pengues për të qenë në mbledhjen e 26 janarit.

Por pritet të zbulohet nëse do të ketë reflektim nga ta, pas rikthimit nga Brukseli, ku u miratua rezoluta, ku kërkohej nga Parlamenti Europian nisja e menjëhershme e punës për Reformen Zgjedhore.