Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, kryesocialisti Edi Rama ka shprehur pakënaqësinë ndaj deputetëve të tij.
Në momentin kur kryesocialisti ka mbëriitur në takimin që po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit, ka gjetur pak deputetë të pranishëm.
Ai ka bërë kritika ndaj deputetëve për prezencën dhe u ka sugjeruar të vijnë më herët në mbledhje. Po ashtu sipas burimeve të Euronews Albania, mësohet se Rama ka artikuluar termin e zgjedhjeve të parakohshme.
Në kuadër të mos angazhimit të deputetëve, Rama ka thënë se ”a doni t’ju çojë në zgjedhje të parakohshme”?
Gjithashtu Rama ka kritikuar deputetët për mungesën e tyre në seancat plenare në Kuvend. Kryeministri u ka kërkuar që të jenë të angazhuar jo vetëm në seanca plenare por edhe në komisionet parlamentare.