Banorët e kryeqytetit janë përballur këtë verë që lamë pas me ndotjen më të madhe nga mbetjet ku mund ti gjeje kudo. Kosha plerash të tejmbushur që gjendeshin kudo, por së fundmi edhe trotuaret ku nuk kishte asnjë koshë sikur edhe te vogël që të konsiderohej një vend për të dhur mbetjet, janë tejmbushur me mbetje.

Ndërkohë që askush nuk kujtohej ti heq, ndërsa era e rëndë e tyre  shoqëron banorët e lagjeve ditën edhe natët.

IMG 20240909 131853

Oplus_131072

Rruga ‘5 maji’ është një nga problematikat në Tiranë. E njohur për një trafik të rënduar për shkak të tregjeve që ndodhen në atë rrugë, banorët e kësaj rruge, duhet të përballen edhe me pirgjet e plerave që ndodhen kudo.

Edhe pse një pjesë e mirë e zyravë të bashkisë së kryeqytetit ndodhen në këtë rrugë, mesa duket punonjësve të saj nuk ua vrasin syrin këto pamje.

Lali Eri si i kudogjindshëm që është, mesa duket në këtë zonë nuk I paska rënë rruga ndonjëherë që të shohë këtë katastrofë ndërsa ata që vëzhgojnë rrugët e kryeqytëtit dhe bëjnë foto për t’ia treguar Lalit se sa e bukur dhe e pastër është Tirana, nuk ia pranon aparati ti filmojnë.

Edhe pse banorësht shprehen të revoltuar për këtë situatë askush nuk I dëgjon.

IMG 20240910 123706

Oplus_131072

“Jetoj prej vitesh në këtë lagje. Është një tmerr I vërtetë më këto plera. Nuk kemi ku ta ngrem zërin se nuk na dëgjon njeri”, shprehet një nga banoret e lagjes ‘5 maji’

Një tjetër banore teksa rendit problemet që hasin prej vitesh në këtë lagje, thotë se mbetjet janë bërë një problem më vete:

“Kjo lagje është bërë e pabanueshme, përvec trafikut që na shoqëron cdo ditë nga makinat që hynë e dalin në treg dhe që bllokojnë rrugën, kantieret e ndërtimit të hapur në cdo rrugicë, duke na sjellë shqëtësim me makineritë që nuk ndalojnë ditë e natë me zhurmat e tyre,  këtë verë jemi nga kanë mbytur dhe plerat. Na kanë hyrë në shtëpi. Nuk është shquar për ndonjë pastërti kjo rrugë, por si këtë vit nuk ka ndodhur ndonjëherë.”

Nëse kjo situatë vazhdoj, plerat do të vazhdojnë të qëndrojnë në kazanët e tejmbushur, stina e vjeshtës me shirat e saj do ta bëj edhe më të rëndë situatën./ KohaJuaj