Kreshnik (Sebastian, Seb) Ponari nga Tropoja që nga sot meriton të quhet që nga sot “KRESHNIK”! Ai hyri në historinë e vrapimeve të gjata duke qenë një ndër rekordmenët e librit “Guinnes”, me plot 2750km, për rreth 40 ditë ecje dhe vrapime nga Cambrige”Angli), deri në vendlindjen e tij Tropojë, ku mes një ceremonie të bukur pritëse hyri “triumfator” në qytetin e Bajram Currit, i mirëpritur në mënyrë festive në sheshin qendror.
Kënga dhe vallja tipike tropojane e emocionuan emigrantin që në kërkim të një jete më të mirë, si shumë të rinj bashkqytetar të tij la vendlindjen për të punuar prej 15 vitesh në Mbretërinë e Bashkuar.
Aktiviteti u realizua nga bashkia e qytetit.
Kreshniku e ndërmori këtë sakrificë për të sensibilizuar botën dhe shoqërinë për një reagim të shpejtë kundër të prekurve nga depresioni, fenomen ky shumë i përhapur jo vetëm në shoqërinë shqiptare por në mbarë botën.
Ai ka falenderuar nga tribuna bashkëqytetarët e tij, duke këkuar ta duan vendin dhe duke tërhequr më shumë me vrapin e tij vëmëndjen ndaj vendit të shqiponjave.
“Vrapmadhi”, Ponari tha se e kishte mirëpërgatitur e studiuar internarin e tij në bashkëpunim dhe me stafin e ngushtë që e shoqëroi, duke arritur mesatarsht 70 km ecje në ditë, pa harruar pushimet , fjetjen e ushqimin e kontrollion mjekësor.
Në asnjë rast nuk kishte menduar dështimin.
Ai do të qëndrojë disa ditë në vëndlindjen e tij dhe më pas do të përshkruajë në këmbë gjatësinë e “Shqipërisë zyrtare”, nga Tropoja në Konispol ku dhe do bëjë disa ditë pushime për tu riktheyr ne Britaninë e Madhe tek familja që e ka shoqëruar më mjaft ankth e emocione udhëtimin e tij të gjatë.
Mbetet për tu parë nëse Komisioni i Rekordeve “Guinnes”, do të bëjë procedurën e duhur për ta futur në librin e rekordeve, sfidën e shqiptarit që përshkroi nga ishulli britanik dhe shumicën e Kontinetit të Vjetër për të mbërritur në Shqipëri./kohajuaj