Kryeministri Edi Rama ka reaguar për masakrën në Beograd, ku një 14-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri 9 persona në një shkollë fillore.
Rama i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave si dhe popullit serb për këtë ngjarje të rëndë, teksa u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.
“Është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme pa dallim në një shkollë të Beogradit.
Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe.
I uroj shërim të shpejtë të plagosurve në këtë ngjarje tragjike”- shkruan Rama.