Një sulm izraelit ndaj Spitalit Nasser në Rripin jugor të Gazës vrau të paktën 15 persona, përfshirë tre gazetarë, thanë të martën zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë palestineze.

078787097

Sulmi u krye nga një dron dhe kishte në shënjestër pjesën e sipërme të Spitalit Nasser, ku gazetarët po qëndronin dhe mbulonin operacionet e shpëtimit.

Shërbimet e mbrojtjes civile në Gaza njoftuan se një shofer ambulance u vra dhe shtatë punonjës të tjerë të shpëtimit u plagosën ndërsa përpiqeshin të nxirrnin të plagosurit dhe të vdekurit nga sulmi i parë.

Zyrtarët thanë se kameramani Hussam al-Masri, një nga gazetarët e vrarë në sulm, po punonte për Reuters, ndërsa fotoreporteri Hatem Khaled , gjithashtu një punonjës i Reuters, u plagos.