Në sezonin e ri të Tv Klan, pritet një spektakël unik muzikor nën titullin “100 Këngë nga Bota”, një emision që do të sjellë interpretimet më të mira të këngëve ikonike nga repertori ndërkombëtar. Në këtë spektakël, artistët më të mirë shqiptarë do të ngjiten në skenë çdo javë për të sjellë këngët më të bukura të muzikës botërore. Ky projekt ambicioz, nën autorësinë e vëllezërve Laço, premton të jetë një vërtet spektakël muzikor, duke i dhënë mundësi publikut të përjetojë emocionet e muzikës ndërkombëtare në një nivel krejtësisht të ri.

Në qendër të këtij projekti është këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj, e cila do të jetë në rolin e moderatores. Ajo, e njohur për zërin e saj të fuqishëm dhe interpretimet unike, pritet të sjellë freski dhe energji në ekranin e Tv Klan. Ndërsa Pandi Laço, një nga emrat më të respektuar në muzikën dhe televizionin shqiptar, do të sigurojë që ky spektakël të ketë një cilësi të lartë dhe të ofrojë një eksperiencë të veçantë për shikuesit.

 

Me një listë të artistëve të përzgjedhur nga skena muzikore shqiptare dhe repertorët që përfshijnë këngë klasike ndërkombëtare, “100 Këngë nga Bota” pritet të jetë një nga programet më të ndjekura të këtij sezoni.