Pas marrëveshjes së arritur me mazhorancën, grupimi i Rithemelimit ka nisur nga puna dhe ka caktuar emrat e anëtarëve të 2 komisioneve që do të ngrihen, një për daljen e të dhënave të sistemit TIMS dhe për atë të shëndetësisë.

Sa i përket daljes së të dhënave të TIMS, kryetar është caktuar Ervin Salianji e ndërsa anëtarë do jenë Elda Hoti, Luan Baçi e Asllan Dogjani, Ramadan lika, Lefter Gështenja dhe Xhelal Mziu.

Sa i përket komisionit për koncesionet në shëndetësi, posti i kryetares i është besuar Albana Vokshit me anëtarë Zheni Gjergji, Ina zhupa Edmond Spaho, Sajmir Korreshi dhe Petrit Vasili.Nga PS, do jetë socialisti Toni Gogu për të dhënat e sistemit TIMS, e ndërsa për koncesionet në shëndetësi, Plarent Ndreca, ndërsa emrat e anëtarëve priten të zyrtarizohen në një moment të dytë.