Pas denoncimit nga qytetarët se drejtuesi i një automjeti po bënte manovra të rrezikshme në rrugë, efektivët kanë organizuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e drejtuesit të makinës.

Pasi është ndaluar nga punonjësit e Policisë, drejtuesi i makinës 25-vjeçari B. K., ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore dhe për këtë arsye i është nënshtruar testimit me aparatin drogëtestues AquilaScan. Pas testimit, 25-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë i riu për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu ai u ndëshkua dhe me gjobë 60 000 Lekë të rinj dhe iu pezullua leja e drejtimit për 24 muaj.