Gazetari Bledi Mane ka qenë i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me procesin gjyqësor për blerje votash ndaj kyebashkiakut të zgjedhur të Himraës, Fredi Bleri.

Në fjalën e tij, Mane u ndal dhe te mbrojtja që Arian Çani i bëri rastit të Belerit në emisionin “Noë” në Euronews Albania mbrëmjen e djeshme.

Mane tha se Çani është një person i cili pasurohet çdo ditë në Shqipëri, por e shan atë në ♪5do dalje të tij publike.

Ai shtoi se nëse një gazetar grek do të fliste keq për kombin e vetë, ai nuk do të mund të dilte më kurrë në televizionet greke.

“Janë disa çështje Dhuli që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, unë dje zotëri kam mbetur i shokuar nga një tjetër Beler i medias shqiptare që quhet Arian Çani. Antishqiptari më i thekur i medias shqiptare, njeriu që pasurohet çdo ditë në Shqipëri dhe shan Shqipërinë. Arian Çani është njëriu që i hapen dyert, dritare, shpartallon nacionalizmin, shan kombin, shan popullatën dhe një tjetër Beler i lihen këto hapsira. Belerit ia treguam vendin. Me kushtetutë asnjë vend nuk të lë të sulmosh atdheun tënd. Imagjino të ishte një korenspondent i juaji në Athinë, të dilte te Sky ose te ERT dhe të shante Greqinë çdo natë. Ça do të ndodhte? Ku do të ishte sot ai gazetar?”, tha Mane.