Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar një takim me biznesmenë në Malësinë e Madhe të cilëve u ka bërë thirrje që të investojnë në vendin e tyre sepse qeveria do t’i mbështesë në mënyrë që të rriten fitimet, duke u përqendruar më së shumti tek turizmi.

Kreu i qeverisë tha se zonës nuk i mungonte asgjë krahasuar me Zvicrën dhe se kishte shumë projekte të tjera që do ta kthenin Malësinë e Madhe në një destinacion turistik të jashtëzakonshëm ku turistët të jenë të shumtë çdo sezon për të bërë ski në alpe.

“Unë nuk e di se çfarë ka në Zvicër më shumë se aty, përveç tangërllikut dhe faktit që fatura mund të të shkoj në stratosferë.

Kështu që unë në Zvicër nuk kam vajt për të kaluar ndonjë ditë në ato alpet e Zvicrës, por te Buni i Bajraktarit unë e gjeta të njëjtën atmosferë që kam parë në Davos të Zvicrës kur kemi vajtur për takimin e madh atje dhe është një tjetër këtu, Shkodra Lake, që me thënë të drejtën nuk kam gjetur vend.

Nuk kam dashur të fus Tonin mik, dhe as kam ndërhyrë dhe nuk gjeta vend. Është një parqet më të bukura në Europë. Fakti që nuk ka vende do të thotë që ka shumë kërkesa. Aty mund të krijohet një zonë që mund të vijnë shumë njerëz, parqe me ski, që ne do t’i realizojmë”, u shpreh ai.