jë ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Tiranë, ku ambientet e Top Channel u sulmuan nga breshëri e kallashnikovit dhe për pasojë humbi jetën.

Dyshohet se tre persona të paidentifikuar me një makinëë tip “Range Rover”, qëlluan me breshëri plumbash godinën e televizionit kombëtar.

Makina që u përdor në këtë ngjarje të rëndë është e Ramadan Makollit nga Kosova. Mjeti të cilit i ishte vjedhur mjeti në 2020 kur ishte me pushime. Ai është shpehur se makinën ja ka vjedhur roja e hotelit ku po qëndronte.

Fotot e publikuara nga Vox News
Fotot e publikuara nga Vox News

“Range Rover” me të cilin është sulmuar Top Channel ka qenë veturë e imja deri më 10 korrik të 2020-ës, por ajo m’u vodh nga roja i hotelit ku po qëndroja në Shëngjin me pushime atëherë”, tha Makolli për “Arbresh”.

Në një njoftim për media policia ka njoftuar se mjeti është vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale të Lezhës.

“Automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale të Lezhës. Ky automjet i është vjedhur një shtetasi kosovar, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Fotot e publikuara nga Vox News
Fotot e publikuara nga Vox News

Momenti i vjedhjes së mjetit ne 2020