Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte, do të paraqesin fotografi dhe prova shkencore në një gjykatë amerikane për të vërtetuar se Brigitte Macron është një grua.
Kjo iniciativë zhvillohet në kontekstin e një padie për shpifje të ngritur kundër influencueses konservatore Candace Owens, e cila ka shprehur publikisht dhe në mënyrë të përsëritur mendimin se Brigitte ka lindur burrë.
Sipas burimeve pranë çiftit presidencial, megjithëse Emmanuel Macron mbetet i përqendruar në punën e tij, sulmi publik ndaj familjes së tij e ka prekur atë.
Avokati theksoi se çifti është gati të paraqesë ekspertë dhe të provojë pa asnjë dyshim se akuzat janë të rreme.
Sipas z. Clair, do të prezantohen foto të Brigitte nga shtatzënia e saj dhe pamje të çastit nga rritja e fëmijëve të saj.
Candace Owens, një ish-kolumniste për gazetën konservatore Daily Wire dhe me miliona ndjekës në mediat sociale, ka pohuar vazhdimisht se Brigitte Macron ishte burrë në të kaluarën.
Akuzat e saj kundër Zonjës së Parë Franceze fillimisht ishin shfaqur në grupe të vogla online dhe ishin përhapur nëpërmjet një videoje në YouTube në vitin 2021.
Fillimisht, familja Macron kishte fituar një padi për shpifje kundër grave të tjera që mbështesnin qëndrime të ngjashme, por ky vendim u rrëzua në vitin 2025, për shkak të lirisë së shprehjes.
Pra, çifti u kthye kundër Owens, duke shpresuar të vërtetonte se akuzat e saj janë qartësisht të rreme.
Avokatët e Owens po kërkojnë që padia të rrëzohet, duke argumentuar se çështja nuk ka lidhje me aktivitetet e biznesit të influencueses, të cilat janë kryesisht aktive në pjesë të tjera të SHBA-së, dhe se mbrojtja e saj në Delaware do të shkaktonte vështirësi praktike dhe financiare.