Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ishte sot në Shkollën Profesionale të qytetit të Elbasanit.
Në një moment kryeministri Edi Rama, bëri një batutë edhe me një nga studentët e kësaj shkolle që i serviri kafenë, të cilin e pyeti nëse ishte nga Gjirokastra, pasi i solli kafe vetëm kryeministrit.
“Si të më bëjë mirë? Çfarë jam unë këtu, diversant që të pi kafe vetëm? Nuk ka nevojë për ëmbëlsira, na bëj ndonjë kafe.