Lulzim Basha ka depozituar kërkesën për tu bërë pjesë e garës për kryetar të PD. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë komisionit zgjedhor të ngritur pranë Partisë Demokratike që do të merret me organizimin e zgjedhjeve.
Depozitimi i kërkesës nga Basha erdhi pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD që u mbajt gjatë ditës së sotme.
Zgjedhjet për kryetar të PD do të mbahen më 29 Korrik, sipas parimit “Një anëtar, një votë”, ndërsa pritet që tashmë të nisë dhe fushata brenda partisë.