Me rihyrjen e saj në shtëpinë e Big Brother, Kiara ka shfaqur disa shenja xhelozie në drejtim të modeles Jori Delli, e cila në disa raste ka provokuar së bashku me Luizin.

Dje përpara Prime-t vajzat shkuan në dhomën e grimit të rregulloheshin për spektaklin që i priste.

Ky moment kur Kiara ishte në dhomën e grimit, duket se është shfrytëzuar nga Luizi, i cili ka zgjedhur që të bënte dush në të njëjtën kohë me Jorin.

Gjë e cila nuk i ka shpëtuar syrit të Kiarës e cila ka lënë grimin për tu çuar dhe i ka shkuar Luizit tek dushi (po lahej ngjitur me Jorin) dhe e paralajmëron të bëjë kujdes përndryshe “ja pret ato dhe ja jep në dorë”.

Një deklaratë e guximshme kjo për Kiarën, të cilën jemi mësuar që ta shohim shumicën e kohës mjaft të tërhequr për të bërë deklarata dashurie në drejtim të Luizit.