Instagrami i Luizit në shumë pak kohë arriti të mbledhë mbi 600 mijë ndjekës. Por ky profil shkaktoi përplasje mes familjarëve të Luizit dhe produksionit të “BBVIP”.
Ata i kërkuan të drejtën e menaxhimit të Instagramit të tij por familjarët e këngëtarit nuk pranuan dhe profili u kthye në emrin e motrës së Luzit duke fshirë kështu çdo postim të tij.
Por ditën e sotme është vënë re se profili është zhdukur dhe nuk figuron më me asnjë emër.
Nuk dihet ende se cila është arsyeja që motra e këngëtarit mori një vendim të tillë.