Opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari ka komentuar së fundmi disa ngjarje të ndodhura gjatë këtij edicioni të BBV.
Pas propozimit npër martesë që Luizi i bëri Kiarës, pritet që në finalen e madhe të shohim martesën e tyre.
Vlen të theksojmë se dyshja brenda shtëpisë nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale. A mos vallë është një vendim i nxituar i çiftit martesa?
E pyetur lidhur me ketë situatë, opinionistja Zhaklin Lekatari deklaroi se ky vendimin i çifit për martesë i duket i frikshëm. Kjo sipas saj për shumë arsye.
“Nuk mendoj që është vetëm te seksi çështja. Dy njerëz që janë njohur brenda një formati mendoj që duhet t’i japin vetes kohën për ta njohur njeri-tjetrin në jetën reale, me dinamikat dhe përgjegjësitë e veta, pa lupën e kamerave
Njëri nga ata jeton aty brenda mikrokozmosit të tij dhe se si do të jetë sjellja e tij, përshtypjet, feedbacku që do marrë jashtë këtë ne do ta shohim. Unë nuk do të doja të martohesha më një njeri që nuk e di se si është jeta jashtë. Luizi nuk e di çfarë përfaqëson jashtë as ai, nuk di as çfarë përfaqëson Kiara. Kjo lidhja seksuale është pjesë shumë e rëndësishme, nëse e shijon, keni energjinë e njëjtë, për të kuptuar nëse energjia është aty ku duhet të jetë. Më duket e frikshme ky hap i tyre,” tha ajo