Fituesi i BBV2, Luiz Ejlli po kthehet në fenomen edhe për thyerje rekordesh.
Pasi publikoi këngën më të re “Përjetësisht”, e cila duket se u kthye direkt në hit, ka arritur dhe një tjetër sukses. Kënga e tij ka marrë vëmendjen e publikut dhe brenda 24 orëve ka arritur 1.7 milionë klikime.
Por, “Përjetësisht” ka arritur edhe nivele botërore.
Kënga e fituesit të edicionit të dytë të Big Brother VIP ka arritur të renditet në vendin e 15-të në listën e këngëve më ‘trending’ në mbarë botën të platformës YouTube.