Por tashmë postimet në Instagram janë kthyer në një përfitim për ta, ku regjistrohen shifra marramendëse. Deri më tani sipas ekspertit të IT-së, shifrën më të lartë të pagesës e mban fituesi Luiz Ejlli.
“Luiz Ejlli është on top. Kur ka qenë brenda është paguar 1500-2000 për një post, ndërsa tani që ka dalë shifra më e lartë për postim 10 mijë euro”, tha Tomi Kallanxhi, ekspertit të IT-së.
Nga ana tjetër mbrapa nuk mbeten as ish-banorët e tjerë, pavarësisht diferencës së madhe shifrash që kanë me Luizin. Gazetari Andi Vrapi zbuloi për “Më lër të flas” se vendin e dytë e mban Efi, e më pas Kiara dhe të tjerët.
“Vendin e dytë e mban Efi me 2000 euro, ndërsa më pas vjen Kiara me 1000 euro. Pastaj vijnë Dea Mishel e personazhët e tjerë”, tha ai.
Eksperti i IT-së nuk la pa përmendur edhe VIP-at e tjerë, ku Bora Zemani dhe Arbana Osmani paguhen me shifra të larta për një postim. Njëkohësisht ai shtoi se ndikimi i medias së Top Channel ka ndikuar shumë për influencën që ata kanë krijuar tek njerëzit.