Florida pritet të jetë në “syrin” e uraganit Milton brenda orëve në vijim , me autoritetet në alarm “të kuq”, pasi parashikimet janë tronditëse dhe ogurzi.
Qytetarëve iu është bërë thirrje që herët të martën e 8 tetorit që të largohen nga bregu. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA, rreth 11.4 milionë banorë kanë marrë një paralajmërim uragani, me rajonin që tashmë numëron plagët e tij nga mbërritja e uraganit vdekjeprurës Helen disa javë më parë.
Zonat e detyrueshme të evakuimit janë vendosur në zonat bregdetare – me më shumë se 5.5 milionë njerëzve u është thënë të largohen nga Florida perëndimore, një nga evakuimet më të mëdha në historinë e shtetit.