Nga Vjosa Limani –
Ende pa u shuar mirë zërat për abuzimet e bëra me fondet e buxhetit të Festivali të 62 në RTSH, “kapter” Peza nis abuzimet me lekët e taksapaguesve shqiptarë për festivalit e 63, I cili për momentetin gjendet vetëm në imagjinatën e zotërisë në fjalë. Ndërkohë që KLSH pritet të bëjë publik raportin, pas auditimit pikërisht për abuzimet me fondet për organizimin e Festivalit të 62 të Këngës në RTSH, ““kapter” Peza(Drejtori I Përgjithshëm I RTSH-së), se vetëm ky emër I vjen përshtat , I sfidon të gjithë më lëvizjen e fundit . Si për ti bërë krashillik KLSH-së, Këshillit Drejtues të RTSH-së, por edhe gjithë taksapaguesve shqiptarë, emëron këngëtaren Elhajda Dani, Drejtoresh Artistike të Festivalit të 63 në RTSH. Ndërkohë që nuk na shpjegon se cdo të bëjë konkretisht kjo drejtoresha e re që I shtohet listës së drejtoreshave të “kapterit” , që vazhdojnë të marrin rrogën në shkjelje të plotë të ligjit pasi janë të pamiratuara në postet e tyre nga Këshilli Drejtues. Sa për kujtes të opinionit publik, pregatitjet për Festivalin e Këngës në RTSH, nisin diku në muajin shtator, pas dorëzimit të një projekti konkret për realizimin e tij I shoqëruar dhe nga një project-buxhet financiar, ku përfshihet edhe pagesa e Drejtorit Artistik,të festivalit, I miratuar ky në fund edhe nga Këshilli Drejtues . A mund ti’I shpjegoj z. drejtor, taksapaguesve shqiptarë se ngado të dalin fondet për të paguhet zonjusha Dani, si drejtoresh artistike e Festivalit për momentin “imagjinar” dhe cdo të bëj kjo zonjusha më shumë se një vit drejtoresh, pasi sic u shprehet kontrata do të jetë përtej në viti, kur festivali mbaron në muajin dhjetor?!
“ Ardhja e Elhaidës është një lajm I gëzuar për mua si Drejtor I Përgjithshëm , për stafin tim dhe për opinionin public”, shprehet Peza në prezantimin e drejtoreshës së re. Sa për kujtes z. “Kapter”, nëse ty të ka mbetur I vetmi gëzim në jetën tënde, zonjusha Elhaida pas braktisjes nga zonjushat e tjera, herë tjetër ki parasysh të mos flasësh në emër të oponionit publik, se gëzimet janë përsonale, dhe se nuk mund të gëzoj opinionin publik emërimi i një drejtoreshe artistike e Festivalit të RTSH-së, nga zotëria juaj. Na e prezantuat si “vlerë e shtuar për festivalin” . Se cfarë mund ti shtoj Elhaida festivalit, kur edhe për atë që e njohim, zërin, nuk mund ta përdor pasi ka konflikt inerersi. “Karriera e saj e jashtëzakonshme” sic e quani ju z. “Kapter”, jashtë vendit është si këngëtare, dhe jo si drejtoresh e ndonje festivali të përmasave të tilla që duhet të jetë festivali i fundvitit në RTSH.Mbase në halucinacionet e tuaj , z. drejtor, e shikon zonjushën si drejtoresh artistike të festivalit të “Sanremos” dhe po vjen t’iu begenis dhe festivalin tuaj, se vazhdoni të mendoni se ai institucion ku ju kanë vendosur të drejtoni është prona juaj, por zonjusha në fjalë ka qenë thjesht pjesmarrëse e talentshoë-ve që organmizohen rëndomtë në cdo vend të botës dhe se nuk është e vetmja shqiptare që ka qenë pjesë e tyre. Dhe kompeticionet e fituara që na tregon z. drejtor , janë të po atij niveli.
Nuk duam të gjykojmë zonjushën në fjalë , por duam ti kujtojmë se karriera e saj “internacionale” , sic shprehet dhe vetë ajo, si pjesmarrëse nëpër kompeticione të tilla, nuk mund ta ndihmojë për drejtuar artistikisht festivalin e RTSH-së. Edhe pse në këtë takim me z. drejtor, zonjusha ka përballë ,Bojken Lakon, ish-drejtorin artistic të Festivali të 62, që duhet thënë ishte një dështim me sukses , edhe personi në fjalë kishte një karrierë shumë më të mirë se znj. Dani, por prap nuk ia doli ta ngrinte atë festival në nivelin që I takon. Mjafton të kujtojmë gafat e prezantuesve, me talentin anonim të ardhur nga italia , Xhuliano Dule, I cili pasi nuk I’u imponua dot publiket me batutat bajate, u mbajt mend vetëm për shprehjen tij të famshme thënë në skenën e festivalit, “më hani atë që s’thuhet”. Nuk po futemi më thellë për të analizuar nivelin artistik, mjafton fakti që ato kengë pjesmarrëse apo fituese nuk dëgjohen askund sot, 6 muaj më vonë . Pradaj dhe ai festival ka nevojë për drejtorë që dinë të mbajnë mbi supe peshën që ai festival ka në muzikën e lehtë shqiptare.