Pak orë pas zhvillimit të seancës parlamentare, që riktheu incidentet në Kuvend, pasi deputetët e Partisë Demokratike dogjën karriget e tyre, PS ka nisur mbledhjen e firmave për përjashtimin e disa prej tyre.
A2 CNN ka mësuar nga burime në PS se pas seancës së sotme ka nisur mbledhja e firmave për të kërkuar që të merren masa ndëshkimore për 24 ligjvënës demokratë.
Nuk mungojnë në këtë listë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i cili u bë protagonist i një incidenti në kufijtë e përplasjes fizike me deputetin socialist Petro Koçi, të cilit i shkuli me forcë mikrofonin.
Po ashtu kërkohet ndëshkimi i kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili hodhi në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali këmbën e një prej karrigeve të shkatërruara të Kuvendit.

LISTA:
Luan Baçi
Dashnor Sula
Agron Gjekmarkaj
Dhurata Çupi
Xhelal Mziu
Ina Zhupa
Gazmend Bardhi
Flamur Noka
Bledion Nallbati
Edi Paloka
Saimir Korreshi
Lefter Gështenja
Zheni Gjergji
Helidon Bushati
Lindita Metaliaj
Flamur Hoxha
Isuf Çela
Kastriot Piroli
Lodovik Hasani
Ramadan Lika
Asllan Dogjani
Qani Xhafa
Kasem Mahmutaj
Edmond Spaho