Gjykata e Tiranës ka liruar nga paraburgimi vetëm një nga dy djemtë e arrestuar të Valbona Selimllarit.

Për tjetrin gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”, transmeton klankosova.tv.

Burimet konfirmojn lirimin e 18-vjeçarit Kejni Selimllari, i akuzuar për “goditje për shkak të detyrës”, “kanosje për shkak të detyrës” dhe “shkatërrim të pronës me dashje”, kurse për të njëjtat akuza vëllai i tij 21-vjeçar, Deni Selimllari, duhet të qëndrojë në masën “arrest në burg”.

Dy djemtë e ish-miss Shqipëria, Valbona Selimllarit, u arrestuan të shtunën.