Avokat Spartak Ngjela ka komentuar lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit këtë të premte, ku tha se ky i fundit u la i lirë pasi nuk u provuan akuzat për korrupsion.

Ngjela tha për “News24” se nëse Tahiri ka plotësuar 5 kushtet e depozituara në Gjykatës, duhej të lirohej pasi në këtë vendim ka ndikuar dhe sjellja e tij si ministër.

“Nuk ia provuan dot korrupsionin, vjedhjen dhe e dënuan për shpërdorim detyre dhe ai e bere. Nuk mund t’i kërkohet dënim me vdekje.

Nëse ka plotësuar 5 kushtet do dali patjetër. Nuk është lirim me kusht, por benefit që e përfitojnë ata që kanë probleme shëndetësore, i ka ngelur një masë e vogël dënimi”.

Tahiri e fitoi lirinë për shkak se ka qenë zyrtar i lartë? A iu duket sikur gjykata funksionon me dy standarde?

Nuk di si vepron gjykata, por merret në konsideratë merret edhe sjellja e tij duke qenë si ministër i Brendshëm por dhe trajtimi i njerëzit dhe popullit.

Raporti i tij lidhur me forcën ndaj shqiptarëve, ai ka pranuar kërkesat e popullit dhe ka pasur sjellje të mirë. Çfarë do ti bënte Tahirit edhe një vit burg, asgjë.

Është lirimi i Tahirit një pakt me politikën?

Atë e ka gjykata në dorë, jo politika. Ai mori përsipër fajin. Ai u tregua dinjitoz. Nuk implikoi njeri pasi ligji kapte vetëm atë.