Mijëra qytetarë nga Kosova që prej orëve të para të mëngjesit janë nisur drejt Tiranës për të marë pjesë në protestën mbarëkombëtare e cila do të zhvillohet sot pasdite në Sheshin Skënderbej për ish-luftëtarët e UÇK-së, të cilët mbahen padrejtësisht në Hagë.
Me autobusë, makina e motora dhe thirrjet “Uçk, Uçk”, veteranët e UÇK-së kanë kaluar kufirin në Morinë në këmbë teksa mbajnë në duar flamurin kombëtar dhe të UÇK-së, si dhe bluza të stampuara me simbolin ‘Liria ka emër’.
Për shkak të fluksit të lartë të mjeteve, Policia Rrugore ka shtuar prezencën përgjatë aksit për të garantuar qarkullim normal dhe për të shmangur bllokimet e mundshme të trafikut.
Protesta do të nisë pasditen e sotme dhe është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë./kohajuaj




