Dje u kremtua në “kryeqytetin historik të shqiptarëve”, 147 – vjetori I Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në ora 11 në një aktivtet ku mori pjesë dhe Kreu i Shtetit Shqiptarë, Bajram Begaj dhe kryeminsitri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Në kompleksin e lidhjes kishte më shumë zyrtarë, policë dhe gazetarë se sa qytetarë nga mbarë Trojet Shqiptare sic ka nodhur në të kaluarën. Qyteti ishte veshur kuq e zi, por në ftesë-axhendën e shpërndarë mungonin Simbolet Kombërare.
Ata që e kishin pregatitur këtë ftesë ishin kujdesur që ajo të dukej si një axhendë për kremtimin e festave të qershorit, por në realitet bëhej fjalë për axhendën e aktiviteteve që kishin të bënin me 147-vjetorit e “Lidhjes Shqiptare të Prizërenit”.
Një moment historik ky që bëri bashkë gjithë kombin shqiptarë. Ndërsa sot copëza momentesh si ky i djeshmi e të tjerë, po përpiqen ta ndajnë kombin në copëza kombesh…
Jemi mësuar që festimet për lidhjen, këtë organizim politik mbarëkombëtar, ta kremotjmë me shqiptarë nga të gjithë trevat, figura të spikatuara e drejtus lokalë nga Shqipëria, RMV –ja e Mali i Zi.
Dje ishin vetëm përfaqësuesit politikë nga Luagin e Preshevës. Nuk pati shumë vizitorë.
Duket se organizotrët e kanë kthyer këtë ngjarje madhore të historisë tonë si festë të tyren. Shqiptarët e duan Lidhjen e duan Prizrenin, i duan ngjarjet e figurat madhore të historisë tonë dhe duhet të jenë prezentë aty ku kanë ndodhur këto ngajrje.
Brezat e rinj duhet të dinë për historinë dhe fatet e kombit të tyre, ndryshe duke u shuar e venitur, do harrojmë nga vimë e ku po shkojmë.
Mesazhet që vijnë nga Lidhaj e Prizrenit janë aktuale. Shqipatrët e gjetën forcën në atë kohë të vështirë për tu bashkuar. Realiteti politik sot në Kosvë është larg pritshmërive.
Saga e kryetares së pavotuar 30 herë rradhazi, është një nga me të dukshmet gjëra që nuk shkojnë mirë në Kosvën tonë. Por plot të tjera kemi dhe në Shqipëri e kudo ku ka shqiptarë./ kohajuaj